
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Itali. Mësohet se një autobus me disa turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Katania të Siçilisë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet se shkak mund të ketë qenë një defekt i frenave. Raportohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre është dashur të transportohet me autoambulancë. Askush nuk është në gjendje të rëndë.