Aktori francez Gerard Depardieu ka mohuar akuzat për përdhunim dhe violence seksuale të enjten pasi një grua paraqiti një denoncim ne polici kundër yllit të Green Card këtë javë.

Të enjten, policia e Parisit njoftoi nisjen e një hetimi paraprak mbi akuzën e ngritur të hënën tek autoritetet në Aix-en-Provence, një qytet meridional më pak se 20 milje në veri të Marsejës.

Viktima e dyshuar thuhet se është një aktore komike e re,e cilia pretendon se është sulmuar seksualisht nga Depardieu më 7 dhe 13 gusht në rezidencën e tij në Paris, sipas gazetës franceze Le Parisien. Depardieu dhe 22-vjeçarja anonime jane takuar pasi ajo mori leksione aktrimi në shkollën e tij.

Herve Temime, avokati i Depardieu, i tha kanalit televiziv francez BFM TV se klienti i tij është i tronditur nga “pretendimet e pabazuara” dhe “absolutisht mohon çdo përdhunim, çdo violence seksuale, çdo lloj krimi”. Më tej, Temime tha se aktori veteran francez ‘padyshim’ do te marre pjesë në hetim dhe do tu përgjigjet pyetjeve.

“Më vjen keq për natyrën publike të këtij procesi, i cili përbën një paragjykim te rende ndaj Gerard Depardieu, të cilit pafajësia jam i bindur, do ti njihet”, tha avokati në një deklaratë të veçantë, cituar nga Agjensia France-Presse.

Veritas.co.al/