Këshilli i Ministrave miratoi përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh, se vendimi vjen pas stabilizimit të tregut dhe uljes së çmimeve të karburanteve.

“Pas disa muajsh me luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur duke u reduktuar dhe tregjet ndërkombëtare janë stabilizuar. Në këtë kontekst, u vlerësua se janë krijuar kushtet për përfundimin e funksionimit të Bordit të Transparencës”, deklaroi.

Sipas ministres, situata gjeopolitike dhe tregu i hidrokarbureve kanë hyrë në një fazë stabiliteti, duke bërë të mundur rikthimin e funksionimit normal të tregut.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *