Aktorja Italo- Amerikane, Annabella Sciorra, e cila shkëlqeu në serialin Televiziv Amerikan ‘The Sopranos’ ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për përdhunim.

Ajo i tha gazetës ” The New Yorker” se Weinstein e detyroi me forcë që të shkonin në apartamentin e saj në New York dhe e dhunoi në vitin 1992.

Ajo pohoi se ai e ka dhunuar seksualisht edhe në vitet pasues. Në një artikull aktorja Daryl Hannah gjithashtu thotë se ishte dhunuar nga Weinstein.

Zëdhënësi i tij edhe një herë tjetër tha se producenti i mohon pohimet për seks jo- konsensual.

Ditën e Enjte, një aktore tjetër, Natassia Malthe, akuzoi producentin se e ka përdhunuar në një dhomë hoteli në Londër në vitin 2008.

Më shumë se 50 gra e kanë akuzuar deri tani producentin Harvey Weinstein për dhunë seksuale që nga përdhunimi deri te ngacmimi seksual.

Veritas.com.al/