Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 26-vjeçar , pasi akzuohen se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.
Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.
Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.