Gjykata e Tiranës ka lënë në burg reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe Dj e tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si Dj Crax.
Noizy dhe Dj Crax u arrestuan si persona të përfshirë në dhunimin e personazhit të Tik Tok, Medi Isenit, në një lokal nate në Pejë të Kosovës.
Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ekstradimin e këtyre dy shtetasve në Kosovë, ndërkohë që në kërkim si i përfshirë në këtë ngjarje është shpallur edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Njoftimi:
-Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tirane.
-Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..
-Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
-Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.
-Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.
-Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.
-Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.
-Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..
U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024
( Gjuha e përdorur është motamo siç është shkruar nga Gjykata)