Kreu i kompanisë Emaar, Mohamed Alabbar ka zhvilluar një tjetër intervistë këtë të Enjte në “Opinion”.

Këtë herë, në terren…

Meqënëse kompania e tij po merret me ndërtimin e Portit të Durrësit, ai shpjegoi me detaje projektin e Marinës.

Alabbar theksoi se po ndërtohet një plazh krejtësisht i ri, të cilin e cilësoi artificial pasi sipas tij do të shtohet tokë e re. Një treg publik peshku, shtëpitë rreth marinës, bare, restorante e hotele janë ndër të shumtat pjesë që përbëjnë këtë projekt madhështor.