Dje u raportua se ne gjithe vendin u deklarua vetem nje person i infektuar me Covid19, qe ishte shifra me e ulet qe nga nidsa e epidemise. Shpresat dhe entuziazmi i njerezve u shtuan, madje nje shumice qytetaresh po sillen sikur nuk ka pasur kurre virus.

Por sot vjen lajmi se brenda 24 oreve jane kosntatuar 15 persona te infektuar ne shkalle vendi dhe 13 persona te infektuar ne Durres.

Durrësi është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar pozitivë 15 persona. 13 prej këtyre rasteve të reja kanë rezultuar në Durrës, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe Shkodër.

Me këto raste, qyteti bregdetar është kthyer në “vatrën” e dytë më të rrezikshme të koronavirusit, pas Tiranës, me më shumë raste aktive.

Veritas.com.al/