130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga një aeroplan i Lufthansa që po nisej për në Frankfurt. Kontrolle në progres

Alarm për bombë në aeroportin e Beogradit, në Serbi. Këtë mëngjes 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuan nga një aeroplan i kompanisë gjermane Lufthansa qe po nisej për Frankfurt.

Pas sinjalizimeve të pranisë së një bombe në bordin e avionit, të gjithë njerëzit u zbritën dhe u vendosen ne vend te sigurt.

Ne vend kane ndërhyrë forcat e rendit dhe skuadrat e zjarrfikëseve.

Sipas raporteve të medias lokale, janë duke proceduar kontrolle te detajuara.

Të gjitha njësitë përgjegjëse, duke përfshirë ato të aeroportit, kanë reaguar menjëherë në përputhje me procedurat për të garantuar ne fund te fundit shkallën maksimale të sigurisë”, kane deklaruar nga aeroporti në të përditshmen Vecernje Novosti.

Veritas.com.al/