Policia e Tiranës ka dhënë informacion shtesë, në lidhje me një telefonatë, ku jepej alarmi për eksploziv në parkingun e një hoteli në qendër të Tiranës.

Sipas njoftimit nga blutë e kryeqytetit, thuhet se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

“Tiranë/Informacion shtesë.

Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.”, thuhet në njoftim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *