Albana Koçiu është prezantuar si ministre e Punëve të Brendshme në qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e para grua që merr këtë detyrë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili ishte i pranishëm gjatë prezantimit, e cilësoi këtë moment si historik, teksa shtoi se vendosja e Koçiut në krye të kësaj Ministrie, do të sjellë ndryshime rrënjësore në këtë dikaster.

Rama vuri theksin te riformatimi i shërbimeve zjarrëfikëse, pas zjarreve të verës që treguan rëndësinë e trajtimit të kësaj çështjeje, shkruan A2 CNN.

Shefi i qeverisë po ashtu nxori në pah mungesën e një sistemi funksional të adresave për vendbanimet shqiptare, një problem që vazhdon të jetë i pranishëm edhe pas 35 vitesh.

“Albana Koçiu vjen me një profil krejt tjetër nga paraardhësit dhe me një mision të qartë: ta kthejë Ministrinë nga një institucion tradicionalisht i lidhur ngushtë me Policinë e Shtetit, në një ministri Punësh të Brendshme që funksionon sipas standardeve evropiane.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën vetëm punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Një qasje tjetër është e domosdoshme, sepse sfidat e së ardhmes kërkojnë ndryshime thelbësore, jo vetëm për problemet që kanë ndodhur, por për ato që do të ndodhin,” përfundoi kryeministri Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *