Nga: Edi Rama/
“Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë.
Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër paradite.
DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë.
Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik”.