Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend- sipas gazetës Express.
“Indeksonline” mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se ai nuk gjendet në Republikën e Kosovës. “Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje”, ka thënë ky burim.
Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë në seancë se pas arrestimit të Kurtit, do t’i caktohet masa e paraburgimit.
Kurti kishte munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.
/Veritas.com.al/