Prindërit e Aldi Ramës, Rufat Rama dhe Valbona Kolgjini
Asnjë familjarë nuk ka shkuar që të tërheqë trupin e pajetë të Aldi Ramës, 21 vjeçarit i cili vrau nënkomisarin Samir Hoxha në Lezhë, e më pas qëlloi veten me plumb në qafë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i pajetë i të riut është transportuar nga morgu përmes agjencisë funerale natën vonë dhe i pashoqëruar me skedë vdekje, që është një procedurë që zbatohet gjithmonë.
Askush nuk ka bërë pagesat as në agjencinë funerale, por mësohet se kjo agjenci e ka çuar trupin e pajetë në lagjen nr.13 në Durrës, ku jeton nëna dhe vëllai i tij i madh. Trupi i të riut do të prehet në Durrës, ku jeton e ëma Valbona Kolgjini. Mësohet se për t’i dhënë lamtumirën ka mbërritur edhe i ati nga Greqia.
Aldi Ramaërroi jetë një ditë më parë në spitalin e Tramues, pasi qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së nënkimisarit. 21-vjeçari, jetonte në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës, tek xhaxhai i tij pas divorcit të prindërve.
Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të meparshem penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.