Pamjet e fundit në video që sjell Televizioni Klan, aq sa të dhimbshme, edhe ndihmojnë kriminalistikën të zbardhë ngjarjen tragjike

Kanë kaluar tashmë 4 ditë që nga vdekja tragjike e Ariela Muratit dhe sërish ka një sërë dritëhijesh që e bëjnë të paqartë situatën e cila çoi në vrasjen e 21 vjeçares nga duart e një personi që thoshte se e dashuronte marrëzisht.

Mister mbetet veçanërisht fakti se nga e gjeti armën e zjarrit një 23 vjeçar, vrasësi Aldison Beluli. Kush ia siguroi një pistoletë të riut dhe si nuk u parandalua rasti, kur ka qenë vetë Ariela Murati e cila ka kërkuar ndihmën e një efektivi policie në Tiranë, një fakt i cili ka dalë dje me publikimin e bisedës që 21 vjeçarja ka patur me njërin ndër miqtë e saj.

Sot Televizioni Klan ka publikuar video ku duket viktima Ariela dhe autori i krimit Aldison Beluli menjëherë pas aktit të vrasjes.

Të dy ndodhen të shtrirë përtokë pranë njeri tjetrit; Ariela e vdekur në vend, ndërsa Aldisoni që lëviz pasi ka qëlluar veten

Një polic i merr djalit pistoletën nga dora. Motra e Arielës dhe një shoqe e tyre shfaqen të tmerruara dhe nuk dinë çfarë bëjnë.

Pamjet e  fundit tregojnë se djali sapo ka qëlluar Arielen, pa bere asnjë hap, ka qëlluar mbi veten.

Veritas.com.al/