(FOTO: Ministri i brendhsëm, FAtmir Xhafaj me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Gjermanisë, sot pas konferencës së përbashket per shtyp)/
Ministri brendshëm Fatmir Xhafa, sot, gjatë një konference shtypi të përbashkët me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Federale Gjermane, Diter Romann, bëri deklaratën e guximshme: “Këto ditë mbani veshët hapur dhe telefonat në punë se do keni lajme…!”.
‘E guximshme’ mund të quhet deklarata për dy arsye:
E para se tregon se ministri duhet të ketë garanci maksimale për rezultatin pozitiv të aksioneve që janë planifikuar; dhe,
E dyta se deklarata e bërë në prani të palës gjermane do të thotë se edhe pala gjermane ngarkohet me përgjegjësinë e bashkëpunëtorit në aksione.
Por ‘frikën’ e dytë e kapërceu Numri një i policisë gjermane, i cili kur ia përkthyen se çfarë tha ministri në fund të konferencës së shtypit, tha duke qeshur “Po, Po!”.
Ministri Xhafaj me siguri di diçka të madhe, të cilën e mban në sirtar dhe do të godasë, në koordinim me gjermanët, komentoi sot gazeta KJ.
Veritas.com.al/