Koment/

Para pak ditësh, presidenti Ilir Meta deklaroi për mediat tha se është gati të rishikoje dekretin për datën e zgjedhjeve vendore dhe të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e tyre.

Sigurisht, presidenti nuk e ka këtë tagër ligjor dhe as ia lejon Kushtetuta, por ai e hodhi deklaratën ‘për politikë’ me qëllim që të ndillte maxhorancën në rrugën e opozitës ‘së vonuar’ me dashje për zgjedhje deri në zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata mbeti pezull disa ditë dhe njëfarë ‘shprese’ për injorantët e ligjit.

Ndërsa në një konferencë të përbashkët ndërkombëtare me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama iu përgjigj duke thënë se Partia Socialiste do të fillojë fushatën në 1 qershor dhe se zgjedhjet do të bëhen.

“Ka konfirmime lidhur me çfarë është bërë ka edhe konstatime dhe porosi çfarë duhet bërë dhe besoj që nuk e lexoj gabim raportin nëse them se sikur ka një sërë detyrash që mund të nxirren ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozita, por këtë ua lë ju ta komentoni në atë që është shkruar në raport. Presidenti i Republikës, ai në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për t’u vendosur në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike se kështu e përcakton Kushtetuta.

Por PS-ja shumica nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, të prerë dhe të qartë në 30 qershor nuk është çështja kush do të fitojë por duhet të fitojë Shqipëria institucionale që nuk mund ti nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë. Në raport me Presidentin kam qenë dhe mbetem i bindjes se i duhet Cezarit ajo që i takon, e vlerësoj gatishmërinë e Presidentit dhe jam i bindur që nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje se nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi Kushtetutë për të anashkaluar. Përsa i përket letrave, thonë nuk ka gjashtë pa shtatë dhe nuk e di por mbase do të ketë edhe një të shtatë, por në të gjashtë ftesat për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën jam përpjekur që të bëj më të mirën, sa ia kam arritur nuk e di. E sigurt është që në 1 Qershor PS do të fillojë fushatën në një betejë që nuk është thjesht kush do të zgjidhet por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes”,  – tha Rama.

Veritas.com.al/