Aleks Buda (7 shtator 1911 – 7 korrik 1993) ishte një historian shqiptar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.
Në moshën e tij të re Buda studio në Perëndim. Pas përfundimit të shkollimit në Itali dhe Austri u kthye në atdhe. Megjithëse arsimimi i tij ishte në letërsi, ai bëri karrierë si historian gjatë periudhës socialiste në Shqipëri. Ai ishte anëtar dhe president i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ai gjithashtu u referua si themeluesi i historiografisë shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore. Buda i përkiste një grupi të historianëve më të shquar shqiptarë gjatë periudhës socialiste në ShqipëriBuda ishte historiani i vetëm që mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit Shqiptar të mbajtur në Tiranë në 20-25 nëntor 1972.
Historianët bashkëkohorë tregojnë punën e Budës si një burim për pozicionin shqiptar të origjinës së shqiptarëve. Ai konsiderohej si studiuesi kryesor shqiptar i historisë ilire. Bazuar në hipotezën e origjinës ilire të shqiptarëve, Buda theksoi se shqiptarët u përkasin banorëve më të vjetër të Ballkanit dhe madje edhe të Evropës.
Aleks Buda është skënderbeologo me i shquar ne historinë e kombit shqiptar.
Në rubrikën virtuale “Të paharrueshëm”, kryeministri Edi Rama kujtoi ditën e sotme në Facebook, intelektualin shqiptar, Aleks Buda.
Rama shprehet se i ndjeri Buda ishte një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike.
Mesazhi i Ramës:
💐HOMAZH
ALEKS BUDA e pa për herë të parë dritën e diellit më 7 shtator 1911, në një nga shtëpitë e lagjes Kala të Elbasanit, në familjen e Taqi Budës, përfaqësues i qytetit të tij në kongreset e Manastirit dhe Elbasanit dhe mbështetës i Normales së mirënjohur të qytetit.
I prirur familjarisht drejt mësimnxënies dhe mësimdhënies, qysh fare i ri, Aleks Buda i avitet, nga Austria në Itali, kryeqendrave të hulumtimit shkencor në fushë të ballkanistikes; frekuenton Patsch, Joklin dhe Tagliavinin; dialogon në idiomat e shkencës me Çabejin dhe Lasgushin; përfton aftësinë e qasjeve holiste dhe analitike të historisë; me një fjalë, merr krahët e hutinit të Minervës dhe të Hegelit dhe kqyr panoramen e madhe historike, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me durimin dhe vetëpërmbajtjen e një filozofi antik dhe me prirjen ku bashkohej pasioni për shkencën dhe geni familjar, përballoi vënien në shënjestër nga snajperët e ideologjisë, pa iu shmangur detyrës që i kishte taksur fati: grumbulloi burimet njerëzore që krijuan botën shkencore dhe akademike shqiptare; përmblodhi në vëllime etapat kryesore të studimeve historike në Shqipëri; i dha dorë hulumtimeve enciklopedike; mbikqyri dhe redaktoi dhjetëra botime të dokumentacionit të huaj mbi historinë tonë; la faqe nga më interesantet dhe me autoritativet të historiografisë shqiptare, me një thjeshtësi të admirueshme.
Aleks Buda mbetet, së bashku me Çabejin, alter ego-n e tij të gjuhësisë shqipe, një nga dy mushkëritë që oksigjenuan shkollën shqiptare të studimeve albanologjike. Sa të varfër do të kishim qënë pa frymën që, në mes të tallazeve të një shoqërie të ndrydhur e nën përdhunën e diktaturës, ata injektuan në mjedisin intelektual dhe pedagogjik!
VERITAS.COM.AL/