Boris Johnson kundër Ali Milani është një sfidë paradigmatike: I riu mysliman duket se mund  të shqetësojë kryeministrin në kolegjin e shtëpisë se tij.

Nga: Giuseppe Aloisi

Një sfidë është në gjendje të tregoje më mirë se çdo duel tjetër- zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe: Boris Johnson kundër Ali Milani.

Jo aq për fenë, të shprehur nga eksponenti i dytë, i cili është mysliman, por për vizionet e kundërta ndaj botës, të çuara përpara nga të dy. Sa i përket identiteteve konfesionale, ato kontribuojnë për ta bere  skenarin e ndarë në një objekt akoma dhe më përfaqësues. Uxbridge dhe South Ruislip rrezikojnë kështu të marrin vëmendje mediatike te vazhdueshme: loja luhet aty, ku kryeministri britanik duhet të vlerësohet nga qytetarët që ka ndërmend të udhëheqë pa pengesa. Vlen për çdo kandidat të kryeministrit që të respektohet. Përndryshe, një terren rrëshqitës mund të çojë në një rënie në drejtim të besueshmërisë në planin kombëtar.

Sondazhet, për Partinë Konservatore, nuk janë aspak negative: Tory-t mbeten të vendosur në vend të parë midis preferencave të votuesve. Në limite, aspekti problematik jepet se duhet të arrijë një shumicë parlamentare të qëndrueshme dhe pro Brexitit. Ajo që Boris Johnson nuk ka arritur të llogarisë tani. është se Nigel Farage dhe formacioni i tij politik mund të rezultojnë vendimtare, megjithëse konservatorët tani për tani nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje strukturore.

Sidoqoftë, sipas asaj që raportohet nga botimi i sotëm i Il Corriere della Sera, nuk mund të merret si e mirëqenë që ish-kryebashkiaku i Londrës do të çojë në shtëpi poltronën e tij pa hasur në vështirësi. Sovranizmi në salcën britanike mund të ketë hasur në një kockë të fortë me të cilën ka për t’u marrë . Sa i përket Ali Milanit ai është vetëm një njëzet e pesë vjeçar, në fakt, ai duket se është në gjendje të përbëjë një variabël të rëndësishme. Për më tepër ka ndodhur kohët e fundit që një i huaj te afirmohet, duke e përqendruar fushatën e tij elektorale në instancat progresiste dhe socialiste. Në ketë rast, analistët e kishin nuhatur se si diçka e madhe mund të ndodhte : fenomeni i Alexandria Ocasio Cortez tashme është rafigurativ ne rrjedhën e re të së majtës perëndimore. Kjo është një fotografi e ndryshme, por ndonjë analogji gjendet.

Për ti shtuar me shumë spesore dialektikës midis Johnson dhe Milanit, që është pra konkurrenti i drejtpërdrejtë i njeriut që vetëm disa muaj më parë dukej se kishte gjetur sheshin për të përcaktuar Brexitin, ekziston elementi i origjinës- kandidati progresist, i ardhur nga Irani është në një farë mënyre një simbol i internacionalizmit dhe i kundërshtimit të barrierave të çdo lloji. Jeremy Corbyn mund të mbështetet tek një lloj asi nën mëngë. Por siç ndodh gjithmonë në lidhje me një takim elektoral do te jene zgjedhësit qe do të vendosin.

Veritas.com.al/