Grupi parlamentar i Partisë Demokratik, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, ka vijuar mbledhjen nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt.
Si njeri nga dy nenkryetaret Alibeaj ka marre drejtimin e PD deri ne zgjedhjet e reja.
Për zgjedhjen e kryetarit të ri, ai ka thënë se kjo duhet bërë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.
Sipas tij, dorëheqja e Bashës ka ardhur “në funksion të zgjidhjes së problematikes, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë”.
Pasi do të shmangte përçarjen dhe pasojat që mund të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të shpalljes ‘non grata’.
Sakaq, Alibeaj ka bërë me dije se PD-ja është gati të bashkëpunojnë me anëtarët e tjerë të grupit që janë pezulluar, për t’i dhënë fund përçarjes.
Grupi i PD-së ka kërkuar që rolin e ‘pajtuesit’ ta luajë Partia Popullore Evropiane.
“Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga EPP-ja për të lehtësuar komunikimin me një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme”, ka deklaruar Alibeaj.
Dhe se pas kësaj, hapet rruga për arritjen e një konsensusi.
Në pikat e parashikuar si hapa të ardhshme, kryesorja për Alibeajn është nisja e një fushate ndërgjegjësuese për bashkimin e demokratëve.
Alibeaj ka bërë me dije se krahas fushatës për zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të realizohen edhe zgjedhjet në bazë brenda partisë.
“Përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, ka thënë ai.