(FOTO: Allen West)

Kolonel Allen West u takua me ekipin e politikës së jashtme të Donald Trump, duek përfshirë edhe zëvendës- presidentin e zgjedhur,  Mike Pence, Mike Flynn dhe KT McFarland.

Mund të mos i bashkohet administratës së ardhshme, siç mendohet.

Pas takimit, West iu tha gazetarëve se diskutuan për çështje të sigurisë kombëtare me presidentin e zgjedhur, por tha se nuk i ishte ofruar ndonjë post.

“Mendoj se ata e dinë shumë mirë reputacionin tim”- tha ai. “Jam vetëm një ushtar i thjeshtë dhe i përkas brezit të tretë familjar që i shërbej këtij vendi, duke nisur që nga babai im në Luftën e Dytë Botërore, dhe akoma kemi të afërt që vazhdojnë të shërbejnë në Ushtri tani”.

West, një hero në “Tea Party” me reputacionin se thotë atë që mendon, fitoi një vend në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2010.

Ishte mundur nga rivali Demokrat- Patrick Murphy në vitin 2012.

/Veritas.com.al/