SPAK ka dhënë pretencën për ish-deputetin Asllan Dogjani, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove.
Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive.
Dogjani akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, lidhur me blerjen e një apartamenti në Tiranë, me vlerë rreth 134 mijë euro, në vitin 2006.
Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vlerën e 134 mijë eurove në vitin 2006 që ish-ligjvënësi sipas tij e ka blerë duke paguar paratë dhe jo përfituar kundrejt shërbimit të konsulencës juridike që i ka dhënë ndërtuesit, siç ka deklaruar.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 9 dhjetor ku do të jetë rradha e mbrojtjes për të bërë konkluzionet më pas gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.
Komente