Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njofton se sot, më datë 10 shtator 2018, janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.
Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale, është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.
AMA falënderon të gjithë operatorët televizivë që u treguan bashkëpunues në këtë proces jetik për tregun e transmetimeve audiovizive, si dhe është mirënjohës për durimin e qytetarëve, të cilët tashmë jo vetëm që do të jenë ndjekës të transmetimit më cilësor të sinjalit, por dhe me ofertë të shtuar të kanaleve programore. Prej përfundimit të këtij procesi qytetarët do të ndjekin 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim.
Për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56, sshkruan AMA.
Veritas.com.al/