Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është gati të ndajë perandorinë e tij me vlerë 137 miliardë dollarë pas procedurave te divorcit të nisura në janar. Ai zgjodhi ti linte gruas disa aksione

Nga Nicola De Angelis /

Manjati i Amazon Jeff Bezos është gati të ndajë perandorinë e tij prej 137 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie pas divorcit.

Të dy ishin bashke prej 25 vjetesh,u ndanë megjithatë në raporte të mira sipas asaj që  deklaroi gruaja e tij per Mirror:Jam mirënjohëse që kam përfunduar procedurën e divorcit me Jeff. ,Me kete,25 vjetet e mija te martesës me te u shkrinë tani do të duhet të shikojmë përpara dhe të vazhdojmë si bashkë-prindër dhe miq “. Pastaj MacKenzie vazhdoi: “Jam gjithashtu e nderuar që do vazhdoj të jap kontributin tim në Washington Post dhe Blue Origin. Ai gjithashtu ka vendosur të ndajë me mua 75% të aksioneve të tij të Amazon. Jam e kënaqur me të kaluarën time dhe jam e eksituar që do jem në gjendje të jetoj një të ardhme të begatë “. Disa nga ndjekesit e çiftit kishin mbetur të habitur nga ajo se si ndarja ishte dukur miqësore. Gruas duhet ti shkojnë rreth 36 miliardë.

Jeff Bezos dhe MacKenzie kishin qenë të martuar për 25 vjet, martesa e tyre filloi të shkojë keq pasi tabloidët kane raportuar një lidhje të mundshme mes manjatit të web-it dhe drejtueses se Fox, Lauren Sanchez. National Enquire menjëherë ka hipotetizuar se martesa ishte thyer në njemije copa vetëm pas mbërritjes së prezantueses. Njoftimi i ndarjes kishte  dale në janar, kur të dy kishin njoftuar në Twitter vullnetin për tu divorcuar. Edhe e dashura e tij e re Lauren Sanchez del nga një martesë e zgjatur ne kohë, ishte e lidhur me aktorin e Hollivudit Patrick Whitesell prej 12 vjetesh. Një burim ka thënë për People se të dy, Lauren dhe Bezos,kishin kaluar shumë kohë së bashku sidomos muajt e fundit.

Veritas.com.al/