Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka reaguar sërish Ambasada Amerikane.
Përmes një postimi në Facebook shkruhet:
“ USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”
Veritas.com.al/