Ambasada e SHBA-së në Shqipëri publikon pamje nga salla e re e gjyqit në vendin tonë, e financuar nga USAID, duke u shprehur se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj.

Sipas ambasadës amerikane, USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur këtë sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij”, shkruan ambasada e SHBA-së.

VERITAS.COM.AL/

Ambasada e SHBA bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës: