![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/08/WhatsApp-Image-2023-08-22-at-12.34.21-750x375-1.jpeg)
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.
Dyshime për veprën penale “ndërhyrje e paautorizuar në sistemet kompjuterike”.
Kallëzimi, pak ditë pasi ambasada amerikane në Tiranë shfaqi shqetësim për rrjedhjen e të dhënave.
Pak ditë më parë, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, Mc Dowell takoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shprehu gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në një hetim të tillë.