…dhe për ta festuar, aktorja ka vendosur të bëjë një bëmë të mirë!
Pas një divorci të tejmediatizuar, dhe një marrëveshjeje, të nënshkruar në mirëkuptim këtë 16 gusht, përballja midis Amber Heard dhe Johnny Depp arriti (më në fund!) fundin.
Nëse aktorja e re vendosi më në fund të tërhiqte edhe padinë kundër Johnny Depp, të cilin e akuzonte për dhunë bashkëshortore, edhe kërkesën për mbrojtje, Amber Heard do të përfitojë një shumë të madhe prej 7 milion dollarësh!
Një shumë më shumë sesa “e mjaftueshme”, që do të ngjallte sërish debatet, thashethemet dhe akuzat kundër aktores e cila donte thjesht “të zbrazë llogaritë bankare” të Johnny Depp.
Por, në një komunikim të fundit për shtyp, aktorja bëri me dije se motivet e saj ishin krejt tjetër gjë “Siç përshkruhet edhe në urdhërin kufizues si edhe në marrëveshjen e lidhur për divorcin, unë personalisht nuk kam qenë e motivuar nga paraja, por kam dashur që ato t’ia dhuroj një shoqate bamirësie. Do ta bëj pra këtë me shpresën që të ndihmoj ata që kanë pak mundësi të mbrohen”.
Amber Heard saktëson më në fund se ajo do ta derdhë një pjesë të kësaj shume për Children’s Hospital të Los Anxhelosit, dhe tjetrën një shoqate për mbrojtjen e grave të dhunuara. /Veritas.com.al/