/Veritas.com.al/

Amerikanët, me votimet e të Martës shmangën animin ekstrem majtas të Gjykatës Supreme, që do të kishte ndodhur sikur Hillary Clinton do të kishte fituar si Presidente ose sikur Demokratët të kishin fituar Senatin.

Po të kishte ndodhur që Gjykata Supreme të binte në dot të Demokrates Hillary, sipas planit të saj për katër vitet e ardhshme, atëherë do të krijohej një precedent i rrezikshëm që nuk m,und të kthehej për 30 vjet.

Sipas projektit të Demokratëve me Clinton- Obama, Kushtetuta i jepte të drejtën  Presidentit për emërimet dhe i linte Senatit përgjegjësinë e rishikimit, qenë ndonjë rast edhe mund të kundërshtonte.

Por ky ishte vënie e Gjykatës nën kontrollin e Demokratëve.

Demokratët, thjesht po spekulonin mbi nominimin e Hillary Clinton që mund të kufizonin Amendamentin e Dytë, duke e vënë abortin në një opsion absolut nën rrethana që të krijonte precedentin e “martesave” në të njëjtin seks.

Sikur të ndodhte që të kombinohej zgjedhja në Shtëpinë e Bardhë e Demokrates dhe një Senat Demokrat siç kishte bërë plan Hillary, atëherë kjo punë do të kishte marrë fund.

Situata ishte delikate. Republikanët hoqën dorë vetëm nga një vend në Senat; ndërsa Demokratët po kërkonin të kapnin katër ose pesë me qëllim që të vazhdonin me agjendën e tyre.

Ishte Illinois ku Tammy Duckworth mundi Mark Kirk që ishte i vetmi në Senat’ por edhe ky po lëvizte nga Republikanët te Demokratët.

Para të të Martes, republikanët mbanin 54 vende në Senat, ndërsa demokratët 44, me dy të pavarur që bënin kauza me demokratët. Të artën në mbrëmje, Republikanët fituan mjaftueshëm për të pasur 51 vende në Senat, ndërsa demokratët 47.

/Veritas.com.al/