Foto e Ana Frankut, bërë në 1942

 

Kush e denoncoi familjen e Ana Frankut atë ditën e tmerrshme të verës së 1944-ës? Pas dhjetëra vitesh kërkime të kota, një studim i ri sugjeron se adoleshentja hebreje dhe  klandestinët e tjerë të Aneksit mund të jenë zbuluar “thjesht rastësisht”.

Për muzeumin e Ana Frankut të Amsterdamit, që ka publikuar studimin, “ka mundësi” që kontrolli që çoi në zbulimin e apartamentit të fshehtë në ndërmarrjen e familjes u bë “për shkak të punësimeve të paligjshme dhe një trafiku të tallonave të racionimit”.

E pra, që “hetuesit i kanë zbuluar Ana Frankun dhe shtatë klandestinët thjesht rastësisht”.

E lindur nè Frankfurt mbi Mein, në 12 qershor 1929, Ana Franku ishte larguar nga vendi me familjen e saj në 1933 për t’u shpëtuar nazistëve. Pasi vendosen në Amsterdam, ata hyjnë në ilegalitet në korrik të 1942-shit, në apartamentit të sajuar pas një biblioteke fallse në katin e fundit të ndërtesës 263, në Prinsengracht.

Frankëve do t’u bashkohen edhe familjet e Van Pels dhe Fritz Pfeffer. Ata do të qëndrojnë të mbyllur deri në gusht të 1944, kur u zbuluan dhe u internuan.

Sipas historisë, hetuesit kanë marrë një telefonatë anonime që denonconte për klandestinë.

Një magazinier i depos në katin përdhes, bashkëshortja e një kolegu, motra e një punëtoreje shtëpie: ndër vite, kanë qenë të shumta dyshimet por asnjë hetim apo studim nuk ka mundur të përcaktojë me siguri identitetin e denoncuesit hipotetik.

“Gjatë vitit 1944, shumë linja telefonike qenë këputur, duke kufizuar mundësitë për njerëzit të kryenin thirrje”, siguron në artikullin e tij autori i studimit,  Gertjan Broek, duke nënvizuar se numri i shërbimeve të telefonatave gjermane “nuk gjenden në arkiva”.

“Ekziston pra një mundësi reale që thirrja, nëse ka ndodhur, ka ardhur nga një tjetër agjenci qeveritare”, shton ai.

– “Nuk ka tollona” –

Që nga 10 marsi 1944, Ana përmend në ditarin e saj  arrestimin e dy burrave, që ajo i quan “B” dhe “D”. Këta të dy, Martin Brouwer dhe Pieter Daatzelaar, punonin si përfaqësues për shoqërinë e lëndëve të para Gies & Co, me zyra në katin përdhes të ndërtesës.

Në 14, adoleshentja shkruan : “B. dhe D. u arrestuan, pra ne nuk kemi tollona…”. Çka dëshmon, siguron studiuesi, se dy burrat i furnizonin me tollona klandestinët e Aneksit.

Bazuar në ditarin dhe në dukementat e reja, ndër të cilat raporte të policisë, Broek ka arritur në konkluzionin se hetuesit të pranishëm në momentin e arrestimit nuk kishin për mision të zbulonin hebrenj por po punonin për çeshtje mashtrimesh fiskale.

Hetuesit hynë në ndërtesë nga ora 09:30 deri 11:00 dhe klandestinët janë kapur aty nga ora 13:00.