(FOTO: Andrew Mark Cuomo, guvernator)

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo rezervoi 200 dhoma hoteli në Washington, D.C. për familjen e  tij, për miqtë dhe mbështetësit e ardhshëm kur ky të vinte kandidaturën për president në Amerikë. Kësaj here dhomat do të përdoreshin veç për inaugurimin e Hillary Clinton si presidente e Shteteve të Bashkuara. Kështu njofton “Page Six”.

“Një vetëbesim i tepruar”- i tha “Page Six” një nga Republikanët.

Pasi mori vesh fitoren e Donald Trump, Cuomo drejtoi anëtarë të stafit të tij për te shefi i Festimeve të Republikanëve në New York, Ed Cox dhe i ofroi atij 200 dhoma në Loews Madison, një hotel brenda në qytet në D.C.

“I ke gratis nga Cuomo”- i çoi fjalë mikut të tij.

“Gjëja më e mirë që Cuomo i rezervoi dhomat kaq herët sepse i kapi me çmim të ulët”- tha burimi. Dhomat në D.C tani ndodhen në komoditet të lartë”.

Cuomo ka qenë kritik ndaj Trump. Gazeta “Democrat & Chronicle” e Rochester raportonte se Cuomo premtoi të luftojë krimin që do të rritet gjatë presidencës së Donald Trump.

/Veritas.com.al/