Miq, regjisorë, artistë dhe liderë politik u vunë në radhë për nderimet e fundit ndaj njeriut që verën e tij e fokusoi mbi kulturën dhe historinë e Polonisë.
“Ne të gjithë burojmë nga Wajda. Ne e vështrojnë Poloninë nga lartësitë përmes tij. Dhe kemi kuptuar më mirë. Tani do ta kemi më të vështirë”, tha për mediat ish- kryeministri i Polonisë, sot president i Këshillit të Europës, Donald Tusk.
Wajda, i cili vdiq të Dielën mbrëma, u laurua me çmim në Akademinë e Nderimeve në vitin 2000, si një mirënjohje për pesë dekada punë. Filmi i tij fitoi “Palmën e Artë” në festivalin e filmit në Kanë, Ariun e Argjendtë në Festivalin Ndërkombëtar në Berlin, dhe katër nominime për Çmimin e Akademisë, mes çmimeve të tjerë.
“Ishte nga më të mëdhenjtë mes artistëve Polakë, një nga më të mirënjohurit në botë. Polonia ishte pasioni i tij, regjisor dhe president i shoqatës së Regjisorëve të Polonisë”, tha për TVN24, Jacek Bromski.
“Për në, për komunitetin e artistëve, ai ishte kolona e fuqisë, të gjithë ishim grumbulluar rreth tij. Ai ishte i pranishëm kurdoherë në jetën e komunitetit të krijuesve të filmit, ai ishte udhërrëfyes, një shembull i përkryer”
Filmi i Wajda i vitit 1977 “Toka e Premtuar “, tregon historinë e Pole, një histori Gjermane dhe Hebre që përpiqeshin të ndërtonin një fabrikë në shekullin 19 në qytetin Lodz, tani në Poloninë Qendrore.
Filmi i tij “Njeriu në Mermer ” u censurua nga zyrtarët komunist sepse u egërsuan nga portreti i politikës së korruptuar të periudhës Staliniste në fillim të viteve 1950.