Princ Mikasa, 100 vjeç,  xhaxha i perandorit të Japonisë Akihito, vdiq të Enjtën. Ai la vetëm tre trashëgimi  në fronin Chrysanthemum, njoftoi Agjencia e lajmeve e Perandorisë.
Vdekja e Mikasa ndodhi në një moment kur ngjarjet që po ndodhin në Perëndorinë e Japonisë kanë tërhequr vëmendjen e publikut në botë; perandoria po ngushtohet dhe tani mendohet se edhe gratë mund të lejohet që të zënë fronin. Kjo thyen e konservatorizmit të burrave, që nga 2,600 vjet të shkuara.

Mikasa ishte vëllai më i ri i babait të perandorit të tanishëm, Hirohito, në emër të të cilit Japonia luftoi në Luftën e Dytë Botërore.

Mikasa, princ, studiues i historisë së lashtë të Lindjes, shërbeu edhe si president Nderi në Qendrën Kulturore të Lindjes së Mesme në Japoni dhe të Shoqërisë Japoneze- Turke.

Prerandor aktual,  Akihito, 82 vjeç, në Gusht të këtij viti la të nënkuptoje se do të abdikojë. Ky është një hap i pa precedent në Japoninë moderne dhe akt i pamundur sipas ligjit të tanishëm.

Kanë mbetur vetëm katër burra trashëgimtarë të Perandorisë së Japonisë, duke përfshirë edhe 10 vjeçarin, Princ Hisahito, nipi i vetëm i perandorit.

Tre trashëgimtarët më të moshuar janë Akihito, 80 vjeç- vëllai, dhe dy djemtë ku ëhstë edhe Princi i Krorës Naruhito.

/ Veritas.com.al/