(FOTO: Angela Merkel)
Kancelarja Gjermane, Merkel, pritet të dalë në një konferencë për median pas shumë muaj spekulime nëse do të kandidojë apo jo për herë të katërt.
Angela Merkel, pritet që të njoftojë vendimin për ri-kandidimin e saj për mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë. Ajo mendon se do të mirëprite në disa kryeqytete, sidomos pas Brexit dhe pas fitores së Trump në SHBA.
Merkel, 62 vjeç, ka qeverisur ekonominë më të madhe të Europës që nga viti 2005
Një tjetër mandat katër- vjeçar, sipas sondazheve, është i mundur për zonjën Merkel. Ky mandat mund të lidhet me një rekord tjetër, të pas- Luftës, që është rekordi i vendosur nga Helmut Kohl.
Angela- bijë e një pastori që u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, është popullore mes gjermanëve. Por vendimi i saj për të lejuar mbi 1 milionë azilkërkues këto dy vjet ka ngritur valën e djathtistëve, sidomos të partisë “Alternativë për Gjemaninë” (AfD).
Ka disa vëzhgues që thonë se përçarja në politikën globale mund t’i japë shanse zonjës Merkel.
Veritas.com.al/