E dërguar e posaçme e Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (HCR) në Jordani, Angelina Jolie, ka denoncuar sërish të premten e kaluar inaktivitetin e bashkësisë ndërkombëtare përballë situatës dramatike të refugjatëve të bllokuar në kufirin me Sirinë.
Gjatë vizitës së saj në Jordani të premten e kaluar, Angelina Jolie shkoi në Azraq, kamp me rreth 60 000 refugjatë sirian, ku denoncoi mungesën e ndihmës së bashkësisë ndërkombëtare përballë situatës që po jetojnë refugjatët: “75.000 sirianë janë bllokuar (…) në një “no man’s land” në kufirin jordanez, përfshi fëmijë, gra shtatzana dhe njerëz të sëmurë rëndë. Bota ka dijeni për këtë sie e rrethuartuatë prej muajsh, por asnjë zgjidhje nuk nuk është gjetur”. Me fytyrë të ngrysur dhe e rrethuar nga fëmijë, aktorja e mbajti fjalimin e saj therës në këtë kamp që ndodhet njëqind km nga kryeqyteti jordanez. Tepër e angazhuar, ylli amerikan ngriti një pyetje themelore: “cilat janë shkaqet e thella të konfliktit sirian dhe çfarë duhet për t;\i dhënë fund».
Thirrje për mobilizim
Ndër kërkesat e saj të shumta, Angelina Jolie ka deklaruar se e revolton mungesa e fondeve per ndihma humanitare per refugjatet. Udhëheqësit botëror duhet të mblidhen në fund të shtatorit për të rishikuar shtesat në kontributin e tyre, por edhe për të gjetur një zgjidhje për konfliktin sirian që ka shkaktuar mbi 290 000 të vdekur dhel’eksodin e miliona sirianë që prej pesë vitesh.
Jordania kundërshton
Që nga 21 qershori, Jordania i kundërvihet çdo forme ndihmash për refugjatët në kufi, për shkak të atentatit kamikaz që ndodhi në këtë zonë dezertimi ku gjetën vdekjen shtatë ushtarakë. Organizatat humanitare kanë mundur t’u vijnë në ndihmë refugjatëve vetëm njëherë, në gusht, me anë të droneve dhe vinçave.
Nuk është hera e parë që aktorja u drejtohet udhëheqësve botërorë në mënyrë kaq të hapur. Marsin e kaluar, ajo shkoi në fushën e Bekaa në Liban, një kamp tjetër me refugjatë sirianë, ku u bëri thirrje fuqive botërore t’i japin fund kësaj krize njerëzore pa precedent.