Fansat dhe miqtë po reagojnë me tronditje dhe trishtim për lajmin e vetëvrasjes ne dukje si e tille, të Anthony Bourdain. I famshmi 61-vjeçar,shef,shkrimtar dhe fitues i çmimit Emmy, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Strasburg, Francë, të premten në mëngjes.

“Është me trishtim të jashtëzakonshëm, ajo qe ne mund të konfirmojmë vdekjen e mikut tonë dhe kolegut Anthony Bourdain,” tha CNN në një deklaratë të premten në mëngjes. “Dashuria e tij për aventura të mëdha, miqtë e rinj, ushqimi dhe pijet e bukura dhe historitë e shquara të botës e bënë atë një tregimtar unik. Talentet e tij kurrë nuk pushuan duke na habitur dhe ne do ta ndjejmë shumë humbjen e tij. Mendimet dhe lutjet tona janë për vajzën dhe familjen e tij në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë “.

Presidenti Trump tha gjithashtu se ishte i tronditur kur dëgjoi për vdekjen e Bourdain.

“Kjo ishte shumë tronditëse kur u zgjova këtë mëngjes,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë përpara se të shkonte në Samitin e G7. “Më pëlqeu shfaqja e tij. Ai ishte me mjaft karakter, unë them. Por, kështu dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithashtu edhe te familja e Kate Spade. “Spade, dizajnerja e famshme e kuletave dhe çantave 55-vjeçare bëri vetëvrasje më parë këtë javë.

Veritas.com.al/