Një panel prej tre gjykatësish në Gjykatën e Sezonit gjetën argumente në favor të grupit të partive që kanë sfiduar lëvizjen e kryeministrit.

Apeli i qeverisë Britanike kundër këtij vendimi do të bëhet të Martën në Gjykatën e Londrës.

Vendimi i Gjykatës së Sezonit kapërceu një vendim të mëparshëm të gjykatës, i cili tha javën e kaluar se zoti Johnson nuk ka shkelur ligjet.

Aktualisht është jo e qartë se çfarë impakti do të ketë ky gjykim mbi anulimin pesë- javor të Parlamentit, një proces i njohur si thyerje e afatit, i cili filloi në orët e para të kësaj të marte.

Partitë e opozitës kanë bërë thirrje mbi Parlamentin që të mblidhet menjëherë, por burimet qeveritare i kanë thënë BBC se kërkesa mund të hidhet poshtë.

VERITAS.COM.AL/