Bisedimet e planifikuara të së premtes midis Iranit dhe SHBA-së në Zvicër janë shtyrë, tha ministria e jashtme zvicerane për CNN.

Zvicra “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”, deklaroi ministria të premten.

Nuk u zbulua asnjë detaj mbi datën e ardhshme të bisedimeve, por ministria tha se “puna përgatitore përkatëse në Burgenstock po vazhdon”.

Së fundmi u raportua se edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka anuluar udhëtimin drejt shtetit zviceran.

Zyrtarët amerikanë dhe iranianë duhej të takoheshin së bashku me ndërmjetësuesit nga Pakistani dhe Katari në kantonin Nidwalden për të filluar negociatat mbi zbatimin e marrëveshjes.

Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se udhëtimi i Vance ishte shtyrë për shkak të sfidave logjistike.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund luftës në Iran

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *