Opozita shqiptare ka planifikuar të radikalizojë protestat kundër Qeverisë së Edi Ranës- shkruan agjencia amerikane e lajmeve, Association Press. Duke filluar që të hënën me bllokimin e rrugëve për një orë, do të radikoalizohet protesta.

Partië e Opozitës që në18 shkurt kanë shtrirë një tendë para zyrave të Ramës dhe po i bëjnë thirrje atijqë të japë dorëheqjen duke i hapur rrugën një qeverie teknike për të bërë të mundur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kryetari i partisë Demokratike në Opozitë, Lulzim Basha të Enjten paralajmëroi se që tani e tutje, protesta nuk do të ketë fund në Tiranë, por do të shpërndahet edhe në gjithë vendin.

Të Hënën të gjitha rrugëtr kombëtare në vend u bllokuan nga Opozita, nga ora 11 deri në ora 12 e ditës.

Ditën e Marte, David McAllister, kryetar i Komitetit parlamentar Eujropian për Punët e jashtme, ka në plan të takojë liderët e partive në një përpjekje për të ndërmjetësuar krizën.

/Veritas.com.al/