Apeli i Gjykatës së Posaçme lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron e pasurisë së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Nga arratia, nëpërmjet avokatit të tij, ai kërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve që iu sekuestrua nga SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.
Pak javë më parë, me vendim të gjykatës dhe kërkesë të SPAK, Ahmetajt iu vunë në sekuestro edhe 6 pasuri, 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën e 124 300 euro.
Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Hetimet e SPAK lidhen me inceneratorët.