![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/09/WhatsApp-Image-2024-09-26-at-1.58.42-PM-3.jpeg)
Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë të enjten e 26 shtatorit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg për 1çështjen babale.
Në reagim, gjykata sqaron se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet, duke përgënjeshtruar lajmet e rreme në portale.
“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, reagon Gjykata e Apelit për dënimin e Ervin Salianjit.