Pas 30 vitesh, nesër do të lërë fronin. Ka jetuar Fukushimën, një cunami dhe tërmetin e Kobes
Nga: Tony Damascelli/
I fundit ishte Kokaku. Ai e la fronin e Perandorisë në 1817, për Japoninë ishin ditë lotësh dhe krizantemash.
Dy shekuj më vonë është koha e Akihitos që abdikon për djalin e tij Naruhito dhe kthehet në vendbanimin e lashtë, ku gjashtëdhjetë vjet më parë, pikërisht ne muajin prill, u martua me gruan e tij Michicko, aspak fisnike nga pasuria, vajza e një sipërmarrësi të sektorit ushqimor, njohur në një fushë tenisi dhe menjëherë e dashuruar me atë zotëri të vogël nga shtati, por perandorak nga shpirti. Michicko ka jetuar siç e kane imponuar ligjet e Kunaicho, një kaste burokratike që shkruan normat dhe rregullat e shtëpisë perandorake. Pra, bashkëshortja e Akihitos ka qenë gjithmonë e detyruar të qëndrojë tre hapa mbrapa perandorit, duke mos mundur të disponoje telefon privat, para ose dokumente, edhe pse e diplomuar ne Oksford dhe Harvard. Një gazetar anglez, William Langley, e ka quajtur atë një flutur me një krah të thyer.
Akihito është simbol i Japonisë në paqe, roli i tij politik ka ndjekur këtë drejtim që nga dita që babai i tij Hirohito, perandori legjendar që jetoi dhe vuajti konfliktin botëror, i besoi atij detyrën, jo më hyjnore, por po aq historike, madje epokale , për të udhëhequr Vendin. Hirohito e donte detin dhe kandilat, i studionte ato, i koleksiononte. Kështu, djali i tij me gioxit, peshqit me dy pendë mbi të cilat Akihito ka shkruar dhe ilustruar edhe me klasifikim (taksonomi) te secilës specie deri në atë pikë që një studiues i ka dedikuar një varietet të ri, me emrin Exyria Akihito.
Por sigurisht nuk është për këto pasionet e tij, tenisit dhe ihtihologjisë, qe perandori ka pushtuar historinë dhe kronikën e Vendit duke e ngjallur atë nga një traditë, shpesh, shumë e lashtë.I tij ishte një mision për ti kthyer Japonise dritën e mbuluar nga krimet e Luftës së Dytë Botërore, ndaj popullit kinez dhe korean, duke u kthyer në vendet e atyre ditëve të tmerrshme, duke shkruar poema të dedikuara për Okinawan, teatrin e gjakut dhe vdekjes midis marsit dhe qershorit të Dyzetepestës, japonezet dhe amerikanet në betejën mizore. Perandori ka ruajtur ritet e popullit,duke mbjellë çdo vit, vetë,me duar,orizin, simbol i një Vendi dhe historisë së tij. Fukushima, tërmetet dhe tsunami kanë tronditur dhe shkatërruar një vend të mrekullueshëm, çifti perandorak ka qenë gjithmonë i pranishëm në vendet e tragjedisë, duke u angazhuar financiarisht, duke qëndruar afër njerëzve, por duke mos ju ofruar, kurrë, ndonjë besimi publik, mes selfieve dhe grumbujve te turmës. Edhe pse jo më “hyjnor” perandori mbetet një figurë e paprekshme, pothuajse imagjinare, fantastike por e pranishme, e domosdoshme dhe e nevojshme në jetë për çdo japonez.
Pallati Perandorak dhe kopshtet, në zonën e Chiyoda-s, janë gati për ngjarjen. Kjo është zemra e Japonisë, ajo shtëpi dhe ai park i stermadh që zhvillohet për njëzet e tre mijë metra katrorë janë vlerësuar për një shumë më të lartë se të gjitha pasuritë e patundshme të Kalifornise.Pallati, gjysmë i shkatërruar në Maj të Dyzetepesës dhe i rindërtuar ne pjesën me te madhe, në beton arme,nuk gëzon sigurisht privilegjet e bujshme të Quirinales Italiane që ka një shtrirje prej njëqind e dhjetë mijë e pesëqind metra katrorë dhe përfshin një mijë e tetëqind e shtatë punonjës kundrejt dyqind e nëntëmbëdhjetë në dispozicion të Akihitos qe i ka kostot per personelin baraz me dyzetepesë milionë euro në vit, ndaj dyqind e njëzet e tetë ato te Quirinales.
E gjithë kjo për t’i dhënë dimension fenomenit pothuajse unik të perandorit dhe ngjarjes që do të sjellë, në Tokio, Trumpin dhe gruan e tij, së bashku me krerët e tjerë të qeverive dhe Shteteve. Dita ka ardhur, dielli nuk perëndon, është koha për Naruhiton dhe gruan e tij Masako Owada, tashmë e papëlqyer nga burokratët e Kunaicho dhe jo shumë e dashur nga populli që kurrë nuk e ka parë të pranishme kurre në vendet e vuajtjes.
Festa megjithatë është gati, rigoroze, e përpiktë, e rreptë. Sakurat, lulet e qershive, ngjyrosin rozë qytetin.
Veritas.com.al/