Apple është gati të arrijë një kapitalizim prej 1000 miliardë, në fakt gjigandit amerikan “vetëm” dhjetë miliardë dollarë i mungojnë për të arritur qëllimin e lakmuar
Apple, kolosi amerikan po përgatitet për të festuar kapitalizimin gjigant të tregut prej 1,000 miliardë dollarësh falë fitimeve të tremujorit të tretë fiskal
Kolosi i Cupertinos është gati, mungojnë “vetëm” 10 miliardë dollarë për të arritur te marre një kapitalizim te tregut prej 1,000 miliardë dollarësh. Një rekord për kompaninë gjiganteske të lindur në një garazh të vogël, që midis krizave dhe ndryshimeve në menaxhim gjithmonë ka arritur të gjejë dritën në fund të tunelit. Në vitin 2016 kemi folur për Apple, në këtë rast kemi përmendur faktin se vetëm kjo kompani vlente më shumë se Piazza Affari marre së bashku. Tani konfirmimi, goditja që do bëjë kompania është e stërmadhe.
Për të arritur të marrë 1.000 miliardë duhet t’ia dal të përmbysë tregun ne NASDAQ në 203.45 dollarë. Çka është shumë e mundur, duke pasur parasysh se dje aksionet kanë arritur një vlerë prej 201.50 dollarë duke kapitalizuar nje shume te mirë prej 990.401 miliardë. Molla e kafshuar mundet kështu të arrije “trilionin” e saj të parë nga sot, në hapje te tregtimit.
Në tremujorin e tretë fiskal Apple ka arritur te bëjë fitime prej 11.52 miliardë dollarësh, duke marre 40% më shumë ne krahasim me të ardhurat e vitit të kaluar të së njëjtës periudhë.
Te rëndësishme, sipas CEO-s Tim Cook,kane qene shitjet ndërkombëtare që ndihmuan të ardhurat e tremujorit për 60%.Vete Cook është deklaruar entuziast për sa Apple po vazhdon të bëjë dhe per sa mund te beje në të ardhmen: “Jemi të entuziazmuar të njoftojmë tremujorin e tretë më të mirë ndonjëherë dhe tremujorin e katërt radhazi të rritjes së të ardhurave me dopjo shifra. Për tërheqjen e performances ishin edhe shitjet e iPhone,shërbimet dhe produktet e mira”.
Vlerësimet e kompanisë për të ardhurat e tremujorit të katërt konfirmohen rreth 60 miliardë dollarë.
Veritas.com.al/