Nga Keti Banushi

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur për herë të dytë në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, këtë herë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. Dosja është hetuar nga prokurori Elvin Gogaj, i cili u ka komunikuar avokatëve akuzën e re për ish zv/kryeministrin tashmë në arrati.

Prokuroria thotë se nga ky hetim ka rezultuar se Ahemtaj është i përfshirë në rolin e zëvendës kryeministrit në ‘shpërdorim detyre’ dhe një dëm ekonomik në vlerën e 7 miliard lekëve ndaj familjes Myderizi pronare e mbi 50 % të aksioneve, tek ish ndërmarrja aksionere ‘Buka Sha’.

Krahas Ahmetajt për këtë privatizim po hetohen edhe 12 persona te tjere me tyre ish sekretari Përgjithshëm i Ministrisë së drejtuar nga Ahmetaj dhe biznesmeni Lirim Fezollari.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të cilët kanë marrë në pyetje Arben Ahmetajn kur ishte në Shqipëri, dhe të dyshuarit ndër veprimet e tjera kanë gjetur edhe komunikime të shpeshta të ish zv.kryeministrit me biznesmenin para privatizimit, madje ata kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit. Në praktikën e privatizimit të ndërmarrjes në të cilën edhe shteti ishte aksioner rezulton se është gjetur shkelje mbi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila detyronte shtetin të pranonte si çmim shitje atë të vlerës së tregut dhe jo vlerën e vitit 1994.

Ky është procedimi i dytë penal ndaj Ahemtaj, pasi në një tjetër procedim për aferën e inceneratorit tashmë ai është shpallur në kërkim dhe rezulton se është larguar nga Shqipëria. Dosja ka qenë më herët në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka vendosur moskompetencë për shkak të subjektit të kallëzuar penalisht të lidhur me veprën penale siç ishte ish zv.kryeministri dhe aktualisht deputeti Ahmetaj.

Ndërkohë për biznesmenin Fezollari, ish-sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Drejtorin e Drejtorisë së Pronës Publike, Administratorin e ‘Buka sha’ dhe të tjerë zyrtarë të përfshirë, hetimi vazhdon është i hapur dhe po ndiqet nga SPAK. Ndaj personave ka nisur edhe hetimi pasuror, për të zbuluar nëse nga aktiviteti i paligjshëm i shpërdorimit të detyrë ka edhe pasuri të përfituara padrejtësisht.

Hetimet e SPAK, nisën në bazë të kallëzimit të trashëgimtarëve të ish-pronarit, familjes Myderizi, të cilët kanë fituar të drejtën e rikthimit të truallit, ku gjendej më parë furra elektrike e “Buka” sha, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.