Ish- ministri dhe ish- deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike dhe ngrirjen e funksioneve të Lulzim Bashës, pas humbjes. Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘Neës24’. Imami tha se Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet dhe kjo është ‘një hata’.

“Deklarata e Bashës per ngrirjen e funksioneve, pa asnjë realitet. Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet dhe kjo është një hata. Vendimet e Lulzim Bashës janë në shkelje të statusit të PD. Basha do të shkatërrojë PD-në dhe ai duhet të largohet nga posti i kryetarit të PD. Nëse Basha do të uzurpojë postin, ne do reagojmë” –tha Imami.

Ndër të tjera, Arben Imami tha se Sali Berisha nuk është përgjegjës për humbjen si dhe për fushatën që ka bërë Lulzim Basha.

“Humbja është ngjarja më e rëndë për PD që nga themelimi dhe ajo pritej. Berisha nuk është përgjegjës për fushatën e PD dhe dashurinë në distancë mes Ramës dhe Bashës. Berisha nuk ka qënë kundër simboleve të PD. Është çështje e Berishës se cili do jetë qëndrimi i tij. Problemi qëndron tek kryetari aktual, pasi nuk është Berisha ai që krijoi ketë situatë”- tha Imami.

Veritas.com.al/