
Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Media e dites raporton se është zhvilluar një mbledhje në AMP, ku Veliu ka njoftuar tërheqjen e tij nga detyra e drejtuesit.
Dorëheqjen, Veliu ia ka paraqitur ministrit të Brendshëm, Taulant Balla mëngjesin e kësaj të hëne.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, por burime për ABC News, thonë se arsyet janë personale.
Veliu u emërua në këtë post në shtator të vitit 2022, duke zëvendësuar Muhamet Rrumbullakun.
Më parë, Veliu ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit