Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për mediat, ka publikuar takimin mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut me nënën e adoleshentit të dhunuar nga disa efektivë, Zaida Cobon.
Veliu ka takuar zonjën Cobo, ndërsa i ka kërkuar asaj ndjesë publike për atë që kishte deklaruar më herët.
Postimi i Policisë së Shtetit:
Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo.
Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.
Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).
Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Drejtor Veliu pas bisedës.