I paprekur për mijëvjeçarë, varri u gjet gjatë punimeve ndërtimore në Aleksandri

Arkeologët po përgatiten të hapin një sarkofag të madh të zi graniti të zbuluar në qytetin portual Egjiptian të Aleksandrisë.

Afërsisht dy metra i lartë dhe tre metra në gjatësi, sarkofagu është më i madhi i këtij lloji që është zbuluar i paprekur në qytetin e lashtë. Është gjetur së bashku me një kokë të madhe alabastre që besohet të përfaqësojë banorin e varrit, i cili kishte mbetur i paprekur për mijëra vjet.

Sarkofagu, i zbuluar gjatë punimeve ndërtimore, është bërë një burim eksitimi për arkeologët, sepse një shtresë llaçi ndërmjet trupit dhe kapakut tregon se përmbajtja e tij ka qenë e pa shqetësuar që kur u varros.

Besohet të jetë nga periudha e hershme Ptolemaike, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në vitin 323 para Krishtit.

“Ne shpresojmë që ky varr t’i përkasë një prej personaliteteve të larta të periudhës”, tha Ayman Ashmawy, kreu i objekteve të lashta egjiptiane në ministrinë e antikiteteve të Egjiptit.

“Koka prej alabastre ka të ngjarë që të jete e një fisniku në Aleksandri. Kur te hapim sarkofagun, shpresojmë të gjejmë objekte brenda që janë të paprekura, të cilat do të na ndihmojnë të identifikojmë këtë person dhe pozicionin e tyre “.

Veritas.com.al/