Varri i Karl Marx në varrezën Highgate, Londër, është dëmtuar me grafite antikomuniste, duke e quajtur të vdekurin një “arkitekt të genocidit”.

Marksi intelektual është përkujtuar me një bazament guri të madh në varreza, kurorëzuar nga një bust i madh i kokës së tij.

Një individ ose individë të paidentifikuar dëmtuan bazamentin me spray të kuq, qe lexonte “Përkujtim për holokaustin bolshevik”, “66,000,000 te vdekur”, “Arkitekt i gjenocidit, terror + shtypje, vrasje masive”, “Ideologji e vdekjes nga uria” dhe “Doktrina e urrejtjes” .

Intelektuali çifut gjerman luajti rol jo të drejtpërdrejtë në revolucionet komuniste te njohura për përgjakje dhe në regjimet një-partiake të shekullit të 20-të,duke vdekur në Angli në vitin 1883 – por shkrimet e tij janë konsideruar nga shumë njerëz se kane dhënë lejen për metodat e përdorura nga pasardhësit e tij të më-vonshëm.

Për shembull, ai shkroi në 1849 se “ka vetëm një mënyrë në të cilën mund të shkurtohen, thjeshtohen dhe përqendrohen agonitë vrastare të vdekjes së shoqërisë së vjetër dhe lindja e përgjakshme e shoqërisë së re, dhe kjo është rruga e terrorit revolucionar”, duke paralajmëruar kundërshtarët e tij: “Nuk kemi dhembshuri dhe nuk kërkojmë mëshirë nga ju. Kur vjen rruga jonë, ne nuk do të gjejmë justifikime për terrorin “.

Këto fjalë u morën shumë për zemër nga udhëheqësit sovjetik Vladimir Ulyanov (Vladimir Lenini), Lev Bronsteini (Leon Trocki) dhe Jozef Jugashvili (Joseph Stalin), kur zbatonin planin e Marxit për një “diktaturë të proletariatit” nën një “pararojë” komuniste në ish Perandorinë Ruse.

Demtimi është akti i dytë i vandalizmit kundër varrezës së Marksit në një muaj, me shefin ekzekutiv Ian Dungavell të Friends of Highgate Cemetery Trust,duke e përshkruar sulmin e parë mbi monumentin e tij, në të cilin pllaka u dëmtua me një çekiç, si “shumë tronditës” .

Varrezat Highgate e quajten incidentin e fundit “Pa kuptim.Budallallek. Injorant “në mediat sociale.

“Çfarëdo që mendoni për trashëgiminë e Marksit, kjo nuk është mënyra për të sqaruar këtë pikë,” shtuan ata, pasi denoncuan çekiçin e meparshem mbi monumentin e komunistit të huaj si “asnjë mënyrë për të trajtuar trashëgiminë tonë”.

Megjithë trashëgiminë e tij, mendimtari i diskutueshëm mbetet popullor ndermjet shumë politikanëve perëndimorë të së majtës politike dhe të ashtuquajtures “qendër”, përfshirë Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

VERITAS.COM.AL/