Ka mbërritur në Westminster Hall arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II, në atë që do të jetë lamtumira e fundit për monarken më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, me mbi 70 vjet si monarkë e vendit.
Në ndjekje të kortezhit, është e gjithë familja mbretërore, që prej mbretit të ri të shpallur Charles III, tek fëmijët e tjerë të Mbretëreshës, princesha Anne, dhe princat Andrew dhe Edward.
Të bashkuar me familjen janë edhe dy djemtë e Charles, trashëgimtari i fronit, princi William dhe vëllai i tij, princi Harry.
Ndërkohë që William është i veshur me uniformën ushtarake, Harry ka zgjedhur kostumin e zi, së bashku me gradat ushtarake dhe dekoratat.
Mbi 800 të pranishëm po presin ardhjen e arkëmortit në Westminster Abbey, ku do të zhvillohet edhe mesha e lamtumirës për monarken Elizabeth II.